Policia interviston dy zyrtarë komunalë të Mitrovicës

  • 22 August 2019 - 19:50
Policia interviston dy zyrtarë komunalë të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka intervistuar sot një ish-zyrtar komunal në Mitrovicë dhe një zyrtare të njërës nga drejtoritë e komunës.

Zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani ka konfirmuar për media  se të dy janë intervistuar mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës.  

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës,  për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani.

Ai tutje ka treguar se të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)