Haradinaj flet veç me shifra: 10 për qind rriten pagat çdo vit

  • 22 August 2019 - 20:25
Haradinaj flet veç me shifra: 10 për qind rriten pagat çdo vit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj veçse ka filluar fushatën e tij “100 për qind shtet”. Premtimi i radhës i tij ka të bëjë me pagat. 

Haradinaj thotë se do të rriten pagat minimum 10 për qind për çdo vit, transmeton Gazeta Express.

Ai ka përmendur zhvillimet që, sipas tij, i ka kryer gjatë dy vjetëve qeverisje. Në Viti thotë se ka pasur investime kapitale 6 milionë euro.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pagat do të rriten minimum 10% çdo vit!

Vizioni i Aleancës u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në logjiken e vendimmarrjes sovrane. Krahas përmbylljes së temave madhore të interesit nacional, kemi rritë buxhetin për investimet kapitale në çdo komunë. Vetëm për Vitinë totali i investimeve në projekte kapitale gjatë këtyre dy viteve kapë shumën e 6 milionë eurove. Përcaktimi i qytetarëve për konceptin 100% shtet, siguron që tërë energjia dhe koha jonë të kthehet në zhvillim ekonomik, duke e fuqizuar Kosovën në tërësinë e saj. Së bashku me strukturat e AAK-së në Viti, të vendosur për fitore!

(Kosova Sot Online)