I akuzuari për sulm fizik ndaj personit zyrtar, godet me grusht avokatin e tij mbrojtës

  • 22 gusht 2019 - 21:07
I akuzuari për sulm fizik ndaj personit zyrtar, godet me grusht avokatin e tij mbrojtës

Një burrë që ishte ulur në bankën e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Arizona për sulm fizik ndaj një zyrtari të qendrës korrektuese, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e goditur me grusht në fytyrë avokatin e tij mbrojtës, dhe atë në prezencën të gjykatësit dhe policëve që ishin në sallë.

Ngjarja ka ndodhur në Maricopa e pamjet janë publikuar nga autoritetet përkatëse, ku shfaqin Lamon Payne i cili urdhërohet të del nga salla për shkak se vazhdimisht kishte replikuar vazhdimisht gjykatësin, dhe derisa po ngritej në këmbë ai befasisht godet me grusht në fytyrën avokatin mbrojtës. 

Bëhet fjalë për avokatin e tij Vladimir Gagic i cili në ato momente ishte ulur afër tij, e kur është pyetur se pse e kishte sulmuar, Payne ka thënë se ishte ndjerë i anashkaluar nga ai.

“Tash e 20 vite ushtroj detyrën e avokatit dhe kam pasur klientë të profileve të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk më ka goditur”, ka deklaruar Gagic. 

(Kosova Sot Online)