'Këta janë kriminelët që kanë mbledhur vota'

  • 22 August 2019 - 21:16
'Këta janë kriminelët që kanë mbledhur vota'

Personat që kanë mbledhur vota për Partinë Socialiste në Shkodër kanë qenë të dënuar në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet, ka deklaruar ish-drejtuesi i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi.

Punonjësit e policisë në Shkodër janë të pafuqishëm shkruan në një deklaratë Prençi sepse sipas tij persona që kanë qenë më parë të arrestuar tashmë “ecnin krah për krah” me pushtetarë.

Ai përmend me emra Behar Bajrin, Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Enver Bajrin, Pëllumb Gjokën si persona që kanë mbështetur dhe kanë mbledhur vota për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër shton ai këta persona kanë qenë të arrestuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet. “Të dhënat janë zyrtare dhe mund t’i shfrytëzojë kush ka akses” shkruan ish-drejtori i policisë së Shkodrës.

Deklarata e Ahmet Prençit:

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.

Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!


(Kosova Sot Online)