’Hashim Thaçi’, vjen thirrja e prerë për LDK-në dhe Vetëvendosjen

  • 23 August 2019 - 07:40
’Hashim Thaçi’,  vjen thirrja e prerë për LDK-në dhe Vetëvendosjen

“Ajo që mund të bëjnë partitë e koalicionit të ardhshëm LDK dhe VV, është që qeveria ta marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë, dhe Thaçin ta mbajnë larg nga ky proces dhe vetëm brenda kompetencave që ia përshkruan kushtetuta e vendit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Në vjeshtën e sivjetme, në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të vendit.

Image

E disa parti politike në Kosovë, kanë paralajmëruar se nesh vijnë në pushtet mund ta marrin nismën për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pasi sipas tyre, Thaçi vazhdimisht përbën një rrezik për shtetin e Kosovës, për shkak të planeve të tij për ndarjen e Kosovës dhe nënshkrimin e një marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

E lidhur me mundësinë e shkarkimit të Thaçit, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri, i cili nuk beson në këtë nismë kundër Thaçit.

“Nuk besoj në shkarkimin e presidentit Thaçi,përkundër paralajmërimeve nga parti të caktuar politike që me rastin e ardhjes se tyre në pushtet mund të iniciojnë procedura për shkarkimin e tij”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Por ai ka treguar zgjidhjen dhe ka pasur një thirrje për LDK-në dhe Vetëvendosjen se si Thaçi të mbahet larg nga procesi i dialogut me Serbinë.

“Është shumë e vërtetë se presidenti Thaçi është rrezik për vendin nëse ai shtynë tutje idetë e tij për ndarjen e Kosovës në emër të arritjes së një marrëveshje me Serbinë, por ajo që mund të bëjnë partitë e koalicionit të ardhshëm LDK dhe VV, është që qeveria ta marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë, dhe Thaçin ta mbajnë larg nga ky proces dhe vetëm brenda kompetencave që ia përshkruan kushtetuta e vendit”, ka përfunduar Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)