Kockë e lëkurë se i braktisi pronari, e mrekullueshme çka bëri mbreti

  • 23 August 2019 - 10:05
Kockë e lëkurë se i braktisi pronari, e mrekullueshme çka bëri mbreti

Disa qen që u kishin mbetur vetëm kockat janë adoptuar së fundmi nga mbreti i Tajlandës.

15 kafshët e gjora jetonin të braktisur në një shtëpi në Pathum Thani, Tajlanda qendrore pasi pronari i kishte lënë disa javë më parë.

Duke mos pasur askënd që të kujdes për ta, ata nuk u ushqyen siç duhej dhe për këtë arsye kanë humbur aq shumë peshë sa mund t’u shohësh kockat.

Pas disa javësh në kushte mbijetese disa grupe vullnetarësh i gjetën qentë e braktisur dhe u kujdesën që t’u jepnin ujë dhe ushqim.

Tashmë ata kanë shpëtuar një herë e mirë pasi janë adoptuar nga mbreti i vendit.

Të afërmit e pronarit që jetonin aty pranë thanë që ferma prej vitesh ishte përdorur për shtimin e qenve, por i zoti e mbylli për shkak të probleme financiare dhe i braktisi kafshët pa parë mbrapa.

(Kosova Sot Online)