Si i “ofroi” shoqëria civile Isa Mustafës të garonte për kryetar të LDK’së

  • 23 gusht 2019 - 10:51
Si i “ofroi” shoqëria civile Isa Mustafës të garonte për kryetar të LDK’së

Në vazhdën e shkrimeve në Facebook, deputeti Ilir Deda ka kujtuar edhe disa raste gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e shoqërisë civile, derisa, shton se në një takim që kishin pasur me Isa Mustafën, kishin kërkuar nga ai që të garonte për kryetar të LDK-së.

Deda po thotë se kishin kërkuar nga LDK që të ngrinin zëri për të këqijat që po ndodhin në Kosovë, në kohën sa ishte qeveria e njohur si Thaçi 1.

Duke kujtuar pranverën e vitit 2010 po thotë se kishin kërkuar nga atëherë presidenti Fatmir Sejdiu një vend demokratik, e shton se para tij kishin propozuar edhe kërkesat e tyre. I njëjti përmend se atëherë kishin menduar se shpresa në LDK në fakt vitne nga Isa Mustafa, që atëherë ishte edhe zëri kryesor kundër PDK-së.

“Nuk pat ndonjë rezultat konkret nga ai takim, përveq zotimit që do të takoheshim rregullisht (takime që kurrë nuk ndodhën më).

Shpresa në LDK në fakt vinte nga Isa Mustafa, i cili u shëndrrua në zërin kryesor politik kundër PDK-së dhe bashkëqeverisjes së LDK-së me PDK. Ishim bërë të gjithë bashkë që ta përkrahnim fitoren e tij “pa balotazh” në vjeshtën e 2009 kundër një fushate agresive të PDK-së. Mendonim se LDK e gjeti zërin e vet dhe mundësinë e reformës përmbajtësore të brendshme”, shton ai, derisa, duke përmendur verën e vitit 2010, thotë se në një drekë pune me Isa Mustafën,  kishin kërkuar nga ai që të angazhoheshin në LDK në rast se i njëjti kandidohej për kryetar të partisë.

“Nuk më kujtohet a ishte muaji gusht apo shtator, por me iniciative të Ylli Hoxhës, rreth 20 figura të organizatave joqeveritare, gazetare e individë nga bota e kulturës u takuam për drekë pune me Isa Mustafën. Ne të gjithë e shprehëm gadishmërinë tonë që të angazhoheshim në LDK në rast se ai do të kandidohej për kryetar të partisë. Profesor Mustafa tha që nuk kishte as ambicie e as dëshirë të kandidonte për të parin e LDK-së në zgjedhjet e brendshme që do të mbaheshin 2 muaj më vonë. Në shtator u vetërrëzua Qeveria Thaçi 1. Në tetor u themelua Fryma e Re. Në nëntor Isa Mustafa u zgjodh kryetar i LDK-së. Në dhjetor pasoi “vjedhja industriale e votave”, ka kujtuar Deda.

I njëjti ka kujtuar edhe pranverën e vitit 2011 kur ai kishte punuar për Atifete Jahjagën, e se pas saj, në një bisedë më Mustafën, sipas tij do të vinte koha e rrugëtimit të përbashkët me LDK-në.

Në vitin 2013, 2014, ndërkaq, deputeti shton se me një grup të personaliteteve publike kishin bërë një plan për ndihmë LDK-së që të dilte e para në zgjedhjet nacionale të radhës.

“Plani ishte diçka si LDK Plus, ku “plusi” ishim nja 15-20 vetë që do të kandidonim në listë të LDK-së dhe ta bënim kapërcimin që i nevojitej LDK-së që të fitonte.  Ky projekt dështoi. Më vonë kam kuptuar që “të moçmit” e LDK-së me përbuzje e kishin refuzuar këtë plan (“LDK fiton vetë!”), përkundër asaj që Isa Mustafa kishte qenë pro”, tha ai.

I njëjti pastaj, ka folur për një histori të viteve më vonë pas krijimit të partisë së tij së bashku me Mimoza Kusarin.

 “Nuk mund të lejojmë që ekspoziturat e Lëvizjes Popullore të Kosovës ta shkatërrojnë forcën më të madhe pro-perëndimore në Kosovë” ishte një nga fjalitë që ja thash tash ish- kryeministrit Mustafa në zyren e Qeverisë së Kosovës në takim për marrëveshje për koalicion të Alternativës me LDK-në ku ishim Mimoza, unë, Isa Mustafa dhe Kujtim Shala (më duket që ka qenë edhe Avdullah Hoti). Takimin e kishin ndihmuar Adriatik Kelmendi dhe Naim Rashiti. Kësaj radhe “të moçmit” nuk mund të ndërhynin, LDK ishte 18-20% në sondazhe (Alternativa 3.6-4%, AKR 6%). Profesori shkarazi e përmendi projektin e prezantuar disa vite më herët nga Luli dhe unë. E kishim humbur mundësinë më herët, nuk bën ta humbnim tash”, shton ai.

I njëjti në fund ka shkruar se ishte befasuar për të keq kur iu ishe thënë direkt se i ndalohej fjalimi në tubime të mëdha parazgjedhore, derisa, ai shton se kishte direktiva në terren që i njëjti të mos votohej.

Ky shkrim vie në vazhdën e shkrimeve që deputeti Ilir Deda që ditë më parë ka nënshkruar dorëheqjen nga Alternativa i ka bërë tash në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)