Njerëz të shtrirë në rrugë, këto janë pamjet e para pas aksidentit

  • 23 August 2019 - 14:33
Njerëz të shtrirë në rrugë, këto janë pamjet e para pas aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humb kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para  të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.

(Kosova Sot Online)