Pamje rrënthqethëse ku shihet punëtori i hipur pas kamionit gjatë momentit të aksidentit

  • 23 August 2019 - 15:11
Pamje rrënthqethëse ku shihet punëtori i hipur pas kamionit gjatë momentit të aksidentit

Tashmë janë duke qarkulluar video nga kamerat e sigurisë së një lokali, ku është kapur momenti kur kamioni ka goditur njëri pas tjetrit nëntë vetura, duke lënë kështu të lënduar tre persona.

I lënduar nga ky aksident, ka mbetur edhe punëtori i një kompanie të pastrimit të mbeturinave, i cili kishte qenë mbrapa kamionit në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Media ka kapur momentin ku shihet punëtori teksa është kapur prapa kamionit dhe si pasojë e goditjes ka mbetur i lënduar dhe po trajtohet në QKUK.

Image

Dyshimet e para sipas Policisë dërgojnë tek ajo që kamionit i janë këputur frenat, duke mos arritur që të frenojë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)