Zbulohet prapaskena e koalicionit Limaj-Pacolli: Ja e vërteta se kush qëndron pas

  • 23 August 2019 - 16:13
Zbulohet prapaskena e koalicionit Limaj-Pacolli: Ja e vërteta se kush qëndron pas

“AKR-ja nuk do të futej në koalicion me NISMA-n, po mos ta kishte bekimin e presidentit Thaçi, dhe kjo vetëkuptohet se pas këtij koalicioni NISMA-AKR, qëndron presidenti Thaçi, dhe nuk është për t’u habitur nëse do të ketë ndonjë lëvizje drejtë koalicionin LDK-VV, koalicioni Limaj-Pacolli mund të përfundojnë lehtë në një koalicion parazgjedhor me PDK-në”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pas koalicionit mes AAK-së dhe PSD-së, edhe Nisma për Kosovën dhe AKR-ja kanë lidhur koalicion parazgjedhor, ku kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë Fatmir Limaj. E sipas analistëve politikë, bashkimi i Limajt me Pacollin është në të vërtet një koalicion i Hashim Thaçit, pasi sipas tyre Thaçi e ka Pacollin njeri 100% në shërbim të tij, por tani për shkak të interesave financiare të Limajt, e ka kthyer jaraninë edhe me të.

Sipas analistëve, Limaj dhe Pacolli janë vetëm dy pijuna në skenën politike, të cilët do të punojnë për interesat e tyre personale por edhe të shefit të shefave Hashim Thaçit dhe mafio-oligarkëve të klubit të tyre.

Image
Nexhat Haziri

“Zhvillimet rreth PDK-së, sidomos me sondazhet të cilat po e nxjerrin si të tretën partinë e presidentit Thaçi që bashkëkryesohet nga ai dhe Kadri Veseli, e kanë alarmuar seriozisht presidentin Thaçi, gjë që ka bërë që ai të jetë pjesë aktive në procesin e zgjedhjeve të parakohshme në tentim për ta shpëtuar PDK-në dhe mbijetesën e tij politike. Koalicioni që sot u arritë në mes NISMA-s së Fatmir Limajt dhe AKR-së së Behgjet Pacollit është vetëm hapi i parë i presidentit Thaçi për ta shpëtuar pushtetin e tij”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, AKR-ja nuk do të futej në koalicion me NISMA-në, po mos ta kishte bekimin e presidentit Thaçi. 

“Deklarimet e zyrtarëve të NISMA-s se ata mund të jenë në një koalicion pasgjedhor me PDK-në, po ashtu ka qenë një indikator se dikur armiqtë e urryer, mund të jenë serish miq dhe kjo për shkak të pushtetit dhe interesave që ata kanë, sidomos në ruajtjen e privilegjeve të tyre në bizneset e krijuara të mbrojtura nga politika. AKR-ja nuk do të futej në koalicion me NISMA-n, po mos ta kishte bekimin e presidentit Thaçi, dhe kjo vetëkuptohet se pas këtij koalicioni NISMA-AKR, qëndron presidenti Thaçi, dhe nuk është për t’u habitur nëse do të ketë ndonjë lëvizje drejtë koalicionin LDK-VV, koalicioni Limaj-Pacolli mund të përfundojnë lehtë në një koalicion parazgjedhor me PDK-në”, deklaron Haziri.

“Andaj edhe në ditët në vazhdim, por edhe për gjatë gjithë fushatës, Thaçi do të gjejë mënyra për t’iu qasur qytetarëve të Kosovës, grupeve të ndryshme të interesat, për të mbështetur PDK-në dhe satelitët e sajë siç është koalicioni NISMA-AKR, në tentimin e tij për të mbijetuar politikisht, pasi vetëm në rast të fitores eventuale të PDK-së dhe satelitëve të saj ai mund të vazhdoj të jetë akteri kryesor në skenën politike të vendit”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)