Eksperti amerikan ‘godet’ rëndë Ivica Daçiqin, kjo është kërkesa...

  • 23 August 2019 - 16:40
Eksperti amerikan ‘godet’ rëndë Ivica Daçiqin, kjo është kërkesa...

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar kërkesën e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Sipas profesorit amerikan, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, me mentalitetin e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq.

“Pompeo kërkoi nga Serbia dhe Kosova që të shmangin provokimet dhe të vazhdojnë dialogun, ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq njoftoi se javën e ardhshme ai do të thotë emrin e vendit të 15-të që tërhoqi njohjen e tij për Kosovën. Nuk ka asnjë normalizim të marrëdhënieve me këtë mentalitet politik”, ka deklaruar Ben-Meir.

Ai ka theksuar se dialogu do të vazhdojë të dështojë, nëse Serbia, nuk përpiqet për një marrëveshje me Kosovën, që çon në njohje të ndërsjellë.

“Beogradi duhet të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën që çon në njohje të ndërsjellë. Përndryshe dialogu do të vazhdojë të dështojë”, ka thënë më tej profesori amerikan. 

Ben-Meir ka deklaruar se përpjekjet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Për më shumë se një dekadë, Bashkimi Evropain është përpjekur të arrijë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka qenë e mjaftueshme. Diçka duhet të ndryshojë, Brukselit i duhet një qasje e re për të gjetur një marrëveshje”, ka theksuar profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

(Kosova Sot Online)