Reagon babai i të riut që u vra me plumb në kokë: Djali ishte nisur për në punë, u kthye i vdekur dhe...

  • 23 August 2019 - 17:14
Reagon babai i të riut që u vra me plumb në kokë: Djali ishte nisur për në punë, u kthye i vdekur dhe...

Babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, Baftjar Çelaj, ka reaguar pas vrasjes së të birit me plumb në kokë, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.

I ati i viktimës në një prononcim pë News 24 shprehet se ka marrë vesh lajmin përmes medieve, ndërsa shton se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

Duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen tragjike, ai thekson se është fatkeqësi e madhe të nisesh për në punë dhe të kthehesh i vdekur. 

Ndër të tjera, i ati i viktimës shton se nëse do kishte fuqi, nuk e dinte çfarë do të bënte pas vrasjes së të birit.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi.  

E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. 

Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.

Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. 

Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. 

Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. 

Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, thotë ai.

“Sa të jenë këta politikanë të ndyrë, të fëlliqur…Po nuk u dënuan këta të fëlliqurit, ca kanë qenë politikanë 30 vjet këtu, Shqipëria nuk bëhet. 

O ta marrë rinia dhe ta ndërtojë këtë vend, këta…As në burg nuk e kanë vendin, se i ushqejmë ne vetë prap këta. Nuk më intereson fare se kush e bëri krimin, kush e vrau djalin. 

Mua do më interesonte djali. Lëre se më iku djali, po ta ushqej në burg edhe atë? Krimi dënohet, ama këta janë të gjithë kriminela.

Ku do kërkoj drejtësi? Kush e zgjidh këtë? Do vesh të gjykatësi, do lekë. Shko te këta politikanët…se i kam provuar unë këta. 

Të tërë janë të ndryrë. I kam qenë në zyrë Skëndër Gjinushit kur ka qenë kryetar Kuvendi. Atij Kastriot Islamit, qen bir qenit, se e kam patur deputet të zonës.

 Dhe kur ka qenë ministër Finance, i kam vajtur në zyrë. Vijnë kërkojnë vota këtu…edhe tashi hajde ta zgjidh këtë. Më kanë lënë dhe pa drita, pa punë. 

Më hoqën gruan nga puna këta. Më merr rrugët e Shqipërisë djali mua dhe ikën pa garanci…Iku djali 25 vjeç. Jo djalë kështu, po 2 metra dhe i edukuar” vijon ai.

(Kosova Sot Online)