Pamje të reja, momenti kur kamioni kyçet në rrugën ku shkaktoi aksidentin

  • 23 August 2019 - 17:23
Pamje të reja, momenti kur kamioni kyçet në rrugën ku shkaktoi aksidentin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë “Pastrimi”, ka goditur disa vetura. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor

Mjekët nga QKUK-ja kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve në aksidentin e sotëm në Prishtinë. 

“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi.

Media ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë së një lokali që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Rrustem Statovci dhe “Agim Ramadani”.

Në këto pamje shihet kamioni duke u kyçur me shpjetësi nga rruga “Rrustem Statovci” në rrugën “Agim Ramadani”, ku edhe ka ndodhur aksidenti.

Duket se ky është pikërisht momenti kur shoferi nuk ka mundur ta frenojë automjetin e tij dhe ka shkaktuar aksidentin.

Video:

(Kosova Sot Online)