Johnson-Macron: Francezët tërbohen nga ky gjest i kryeministrit britanik

  • 23 August 2019 - 17:39
Johnson-Macron: Francezët tërbohen nga ky gjest i kryeministrit britanik

Presidenti francez Emanuel Macron, ka pritur në një takim ditën e djeshme, kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Në fillim të takimit, Johnson në mënyrë të papritur ka ngritur këmbën dhe e ka vendosur mbi tavolinë.

Duket se ai e ka bërë me qëllim këtë veprim, pasi u drejtua nga kemara, ndërsa ngrinte këmbën, ndërsa më pas ka kërkuar falje me dorë. 

Gjesti ka irrituar francezët, por duke njohur kryeministrin britanik, këto gjeste janë të zakonshme.

Aq më tepër që shihet se ai e ka bërë me qëllim këtë gjë, pikërisht për të trazuar turmat.

(Kosova Sot Online)