Emrat, ja kush hyri në kryesinë e LDK-së

  • 23 August 2019 - 19:34
Emrat, ja kush hyri në kryesinë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku u zgjodhKryesia e re e kësaj partie. I pari i LDK’së, Isa Mustafa, në fillim të takimit ka folur për zgjedhjet e kaluara të cilat partisë së tij i siguruan 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, LDK’ja është partia më e madhe, ndërkaq ka theksuar se partia e tij qeveris në shumicën e komunave të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka lexuar edhe emrat e kryesisë së re. 

Ata janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Donruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Nga 23 sa i ka pasur, kryesia e re e LDK-së do t’i ketë 33 anëtarë.

“Nënkryetarët do të zgjedhen më vonë, në kohën e përmbylljes së zgjedhjeve nacionale në mënyrë që pozitat të reflektojnë me pozitat në Kuvend pas zgjedhjeve”, tha Mustafa.

(Kosova Sot Online)