Adelina Ismaili: Kam pasur shumë oferta nga PDK’ja, është ofendim të krahasohet Thaçi me Rugovën

  • 23 August 2019 - 22:09
Adelina Ismaili: Kam pasur shumë oferta nga PDK’ja, është ofendim të krahasohet Thaçi me Rugovën

Këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur për bindjet e saj politike dhe përkrahjen publike nga Ibrahim Rugovës, thotë se ka pasur shumë oferta nga PDK, që ishte partia rivale e LDK’së menjëherë pas luftës.

Adelina thotë PDK’ja shumë herë e ka kontaktuar për t’i kërkuar asaj t’i bashkohet partisë që e udhëhiqte Hashim Thaci.

“Kam pasur oferta nga PDK’ja. Më së shumti kam pasur oferta prej saj”, ka thënë Adelina.

E ajo tregon edhe si i thonin zyrtarët e PDK’së, për t’iu bashkuar.

“Adelinë, ti je shumë e qartë. Je për Drenicë, cka po lypë te kta coftinat, për LDK’në”, thotë Adelina.

Këngëtarja tregon kur e ka takuar presidentin e tanishëm për herë të parë. 

“Thaçin e kam takuar kur është shpallur pavarësia. Jo më herët, nuk e mbajë mend”, është shprehur ajo.

E kur pyetët se si e sheh ajo presidentin e tanishëm, Adelina thotë se Thaci është larg ish-presidentit Rugova.

“Është ofendim me e krahasu Ibrën me Thacin. Nuk mund kurrëqysh me u bo ai krahasim”, ka thënë këngëtarja.

(Kosova Sot Online)