Pas koalicionit, vjen goditja e rëndë për Limajn dhe Pacollin, ky është skenari

  • 24 August 2019 - 07:38
Pas koalicionit, vjen goditja e rëndë për Limajn dhe Pacollin, ky është skenari

“Behgjet Pacolli si xhoker dhe mik i Hashim Thaçit, sot për t'i plotësuar kërkesat financiare të Fatmir Limajt, nesër pas procesit zgjedhor që të dy së bashku do të bëhen krah i djathtë i Hashim Thaçit në bisedimet e Brukselit dhe jo vetëm”, tha Zeqa.

Edhe Nisma për Kosovën dhe AKR-ja kanë lidhur koalicion parazgjedhor, ku kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë Fatmir Limaj. E sipas analistëve politikë, bashkimi i Limajt me Pacollin është në të vërtet një koalicion i Hashim Thaçit, pasi sipas tyre Thaçi e ka Pacollin njeri 100% në shërbim të tij, por tani për shkak të interesave financiare të Limajt, e ka kthyer jaraninë edhe me të.

Image

Sipas analistëve, Limaj dhe Pacolli janë vetëm dy pijuna në skenën politike, të cilët do të punojnë për interesat e tyre personale por edhe të shefit të shefave Hashim Thaçit dhe mafio-oligarkëve të klubit të tyre.

Analisti politik, Florim Zeqa thotë se i gjithë ky koalicion është bërë me bekimin dhe rekomandimin e Hashim Thaçit.

“Aty ku është paraja është jarania dhe e kundërta e saj, atëherë kur mungon paraja, prishte jarania.

Koalicioni MISMA-AKR përveqse koalicion interesi puro financiar, është koalicion me rekomandim të Hashim Thaçit në prapaskenë të përgatitjes së koalicionit të madh pas zgjedhor”, shprehet Zeqa për “kosova Sot Online”.

Më tej ai e quan Pacollin si xhoker i Hashim Thacit.

“Behgjet Pacolli si xhoker dhe mik i Hashim Thaçit, sot për t'i plotësuar kërkesat financiare të Fatmir Limajt, nesër pas procesit zgjedhor që të dy së bashku do të bëhen krah i djathtë i Hashim Thaçit në bisedimet e Brukselit dhe jo vetëm”, deklaron Zeqa.

Për fund, ai thotë se Limaj dhe Pacolli janë vetëm dy pijuna në skenën politike kosovare.

“Limaj dhe Pacolli si drejtues të dy partive minore, pa asnjë shansë për të klauar të vetme pragun zgjedhor e aq më pak për të qeverisur me vendin me koalicionin qesharak, janë vetëm dy pijuna në skenën politike, të cilët do të punojnë ekskluzivisht për interesat e tyre personale por edhe të shefit të shefave Hashim Thaçit Dhe mafio-oligarkëve të klubit të tyre dhe klanit "Pronto" në veçanti”, përfundon Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)