Thirrja për Kosovën: Kthejeni Elez Blakajn, kjo është zgjidhja për...

  • 24 August 2019 - 07:41
Thirrja për Kosovën: Kthejeni Elez Blakajn, kjo është zgjidhja për...

“Këto dy pushtetet bile nganjëherë po ndryshojnë, por ky i treti që 20 vite edhe atë për çdo vit keq e me keq. Këta janë vet tronditja. Kthejeni Elez Blakajn”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Policia maqedonase ka arrestuar të mërkurën prokuroren e posaç me Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit të njohur si “zhvatja”, ku prokurorja dyshohet se ka përfituar miliona nga një biznesmen. E duke e marr parasysh sistemin e drejtësisë në Kosovë, analistët politikë dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë së një gjendje e tillë është edhe në vendin tonë, ku sipas tyre prokurorët kosovarë, rrallë herë janë akuzuar për ndikimin e tyre në raste të shumta, kundrejt përfitimeve materiale dhe benifiteve të ndryshme.

Image

E njohësi i fushës së drejtësisë në Kosovë, ish kreu i Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni thotë se Kosova ka prokurorë të falsifikator, të padijshëm e të shantazhuar.

“Po shikoni se me çfarë retorike ka filluar fushatën ish i pari i Kuvendit!

 

Do të luftojë korrupsionin me prokurorë falsifikator, të padijshëm e të shantazhuar. Mbetem të fundit edhe në regjion, gjithandej po lëvizet e tek ne, heshtje morti. Për kufijtë e Kosovës do vendosin sponzorët e lirisë, por për luftimin e korrupsionit duhet vendosur vendorët. Nuk ka progres me njerëz të njëjtë, që 20 vite na shkatërruan shpresën. Jo këtyre njerëzve. Edhe Kroacia, tani Maqedonia luftën kundër korrupsionit e kanë filluar nga ata që është dasht të luftojnë korrupsionin. Nga prokurorët, i tërë sistemi i hetuesisë është i qelbur deri në palcë”, është shprehur Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se vetëm Vetting-u është zgjidhje për pastrimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Pastrim gjeneral të hetuesisë në tërësi (prokurorë e polici) e pastaj të gjyqtarëve. Vetting, vetting dhe vetëm vetting! Ata janë të kapur e të shantazhuar. Marrin paga të paligjshme, kanë problem me diploma, janë të padijshëm e pa integritet. Politika i ka vendosur e politika i kontrollon, jo që nuk hapin hetime por edhe denoncuesit i dekonspirojnë. Këta të tanishmit nuk ka shanse të lëvizin. Shikojani pasurinë dhe shikoni rastet që ata kinse i hapin. Asnjë nuk përfundon. Vet i montojnë, vet janë regjisor, vet skenarist e vet aktorë. Këto dy pushtetet bile nganjëherë po ndryshojnë, por ky i treti që 20 vite edhe atë për çdo vit keq e me keq. Këta janë vet tronditja. Kthejeni Elez Blakajn”, përfundon Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)