Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK’së, takimi mbyllet për media

  • 24 August 2019 - 11:18
Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK’së, takimi mbyllet për media

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së re të LDK’së që është zgjedhur pasditen e të premtes pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë, prej nga ku pritet të dilet më ndonjë emër që do të jetë kandidat i partisë së Isa Mustafës për kryeministër.

Një çështje tjetër që mund të diskutohet është edhe çështja e koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, megjithatë në LDK parimisht mendojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Mbledhja është e mbyllur për media, ndërkohë pas takimit pritet të dihet se çfarë vendimesh eventuale mund të dalin nga ky takim.

(Kosova Sot Online)