Video e papublikuar më parë, punëtori i kompanisë i shtrirë pas aksidentit të tmerrshëm dje në Prishtinë

  • 24 August 2019 - 12:02
Video e papublikuar më parë, punëtori i kompanisë i shtrirë pas aksidentit të tmerrshëm dje në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës, ku si pasojë e prishjes së frenave, një kamion i një kompanie të pastrimit të mbeturinave, ka goditur nëntë veturë, duke lënë të lënduar kështu tre persona.

Njëri nga të lënduarit ka qenë edhe një punëtor i kompanisë së pastrimit, i cili kishte qenë hipur prapa kamionit që e shkaktoi aksidentin.

Media, ka siguruar një video menjëherë pas aksidentit, ku shihet edhe punëtori i kompanisë, i ulur, teksa shumë qytetarë i ndihmonin.

Lidhur me këtë aksident ka pasur reagime të shumta gjatë ditës së djeshme. Përveçc politikanëve, reagimet kanë ardhur edhe nga ana e ekspertëve të komunikacionit, të cilët kanë theksuar dukurinë e rrezikshme si pasojë e aksidenteve të shpeshta që po ndodhin në vend.

(Kosova Sot Online)