Lutfi Haziri e Agim Veliu “bllokojnë” kandidatin për kryeministër të LDK-së

  • 24 August 2019 - 12:55
Lutfi Haziri e Agim Veliu “bllokojnë” kandidatin për kryeministër të LDK-së

Ani pse gjatë ditës së djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri të ditur se në mbledhjen e kryesisë që u mbajtë sot do të vendoset kandidati për kryeministër nga kjo parti, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kjo për shkak të acarimit të raporteve mes zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, nuk kanë marrë pjesë fare në mbledhjen e kryesisë, për shkak që Vjosa Osmani, ka marrë përkrahjen e Isa Mustafës, për të qenë kandidate për kryeministre.

Kjo gjë, pritet që ta pamundësojë vendimin për ditën e sotme, që të caktohet se kush do të jetë kandidat për kryeministër.

Burime të medias, kanë bërë të ditur se në mbledhjen e sotme, do të merren disa vendime që kanë të bëjnë me emërimin e disa posteve që nuk ishin bërë deri më tani.

Arban Abrashi në mbledhjen e sotme, është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së dhe pritet që të merren edhe disa vendime tjera, por jo ai i mandatarit për kryeministër.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë ditës ka thënë se nuk është afër që të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër.

Ai para mediave ka deklaruar se kjo gjë do të mund të merr më shumë se një javë kohë, ani pse dje Isa Mustafa e deklaroi të kundërtën.

(Kosova Sot Online)