Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së – A u morr vendimi për kandidatin për kryeministër?

  • 24 August 2019 - 13:38
Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së – A u morr vendimi për kandidatin për kryeministër?

Në këto momente ka përfunduar takimi i Kryesisë së LDK-së që kishte nisur në orën 11:00.

Këtë e ka konfirmuar për media një zyrtar i LDK-së në kushte anonimiteti.

Ai ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për kandidatin për kryeministër, për shkak të mungesës së Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ai ka thënë se është shtyrë vendimi për kandidatin për kryeministër për një mbledhje tjetër.

(Kosova Sot Online)