Shpend Ahmetit nëse i dështon politika, vazhdon me muzikë

  • 24 August 2019 - 13:45
Shpend Ahmetit nëse i dështon politika, vazhdon me muzikë

Pas koalicionit me partinë e Ramush Haradinajt, Shpend Ahmeti, lideri i PSD-së, është parë shumë i disponuar në një aheng gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai njëjt sikurse partneri i tij i koalicionit, Haradinaj, e ka provuar vetën në këndim. Një veprim të tillë e bën shpesh herë edhe Ramush Haradinaj. Duket se përveç politikës, Haradinajn dhe Ahmetit po i lidhë edhe muzika.

Por, përkundër që Haradinaj i këndon Kosovës, Shpend Ahmeti mbrëmë ka zgjedhur t’i këndoj dashurisë.

Së bashku me këngëtarin Shkelzen Jetishin, të njohur si Xeni, ai dëgjohet duke e kënduar këngën “E kujtoj atë takim”. Ndërkohë për Haradinajn kënga e tij e preferuar mbetet “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”.

(Kosova Sot Online)