Hoti: Kryeministri i takon LDK’së, mandatarin e caktojmë të hënën

  • 24 August 2019 - 15:53
Hoti: Kryeministri i takon LDK’së, mandatarin e caktojmë të hënën

Ish-shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka treguar se për çfarë janë dakorduar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë.

Ai në një shkrim në profilin e tij zyrtar ka thënë se janë pajtuar që në asnjë mënyrë të mos futen në koalicion me PDK’në, ndërkohë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

Hoti gjithashtu ka konfirmuar se diskutimet për mandatarin e LDK’së për kryeministër do të mbyllen të hënën.

Megjithatë ai nuk ka dhënë asnjë detaj rreth mungesës së Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut në mbledhjen e sotme.

Shkrimi i plotë:

Sot, ne mbledhjen e pare te Kryesisë se re te LDK-se u dakorduam se:

– nuk do te kemi koalicion me PDK-ne ne asnjë situate,

– ne mbledhjen e radhës te Këshillit te Përgjithshëm do te diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen,

– posti i kryeministrit i takon partisë me te madhe – LDK-se, dhe

– diskutimet për mandatarin e LDK-se do te mbyllen te hënën.

(Kosova Sot Online)