Aksident i rëndë në afërsi të Gjilanit, dyshohet për një grua të vdekur

  • 24 August 2019 - 17:27
Aksident i rëndë në afërsi të Gjilanit, dyshohet për një grua të vdekur

 Një grua dyshohet se ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë në magjistralen Gjilan Ferizaj.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se ka qenë një vetë aksident që ka ndodhur rreth orës 15 e 45.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit” , ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)