Një person në gjendje të rëndë, u kafshua nga qeni i tij

  • 24 August 2019 - 22:03
Një person në gjendje të rëndë, u kafshua nga qeni i tij

Një i moshuar është kafshuar nga qeni në Konispol.

Siç raportohet nga të dhënat paraprake 70-vjeçari, i identifikuar si Sotir Zisi ka marrë lëndime të shumta nga kafshimi.

Sotir Zisi, i cili mësohet të jetë edhe pronari i qenit, u sulmua në fshatin Mursi, Limos dhe ndodhet në gjenjde të rëndë shëndetësore.

Qeni e ka kafshuar të moshuarin në trup, krahë dhe në fyt, dhe për pasojë 70- vjeçarit i kanë prerë krahun nga dëmtimet.


(Kosova Sot Online)