Bllokohet rruga Prishtinë – Pejë pas aksidentit ku u përshinë 10 vetura

  • 24 August 2019 - 22:11
Bllokohet rruga Prishtinë – Pejë pas aksidentit ku u përshinë 10 vetura

Si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ndodhi sot pasdite nga Kroi i Mbretit në Sllatinë deri në Komoran, janë shkaktuar kolona të gjata të veturave përgjatë aksit rrugor Pejë-Prishtinë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin dhjetëra vetura të bllokuara në komunikacion, në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti.

Image

Në aksidentin për të cilin raportuan mediat në orët e mbrëmjes janë përfshirë 10 vetura, ndërsa kanë mbetur të lënduar shumë persona.

(Kosova Sot Online)