Vdiq nga sëmundja që i shkaktoi përdorimi i cigares elektronike

  • 25 August 2019 - 08:04
Vdiq nga sëmundja që i shkaktoi përdorimi i cigares elektronike

Një pacient ka humbur jetën pasi u prek nga një sëmundje e rëndë në sistemin e frymëmarrjes si pasojë e përdorimit të cigares elektronike, e para vdekje e tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vjen ndërsa ekspertët po jetojnë për një sëmundje misterioze në mushkëri, SHBA, që lidhet me përdorimin e këtyre cigareve.

Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tha se kishte 193 raste të mundshme në 22 shtete amerikane.

Në shumë prej tyre bëhet fjalë për thithjen e THC, përbërësin kryesor aktiv tek kanabisi.

Rastet janë raportuar përgjatë dy muajve, mes 28 qershorit dhe 20 gushtit.

Personi që ka humbur jetën ishte shtruar në spital me një sëmundje të pashpjegueshme pasi kishte përdorur një cigare elektrike.

Shkaku i sëmundjes misterioze nuk është identifikuar ende, por sipas ekspertëve, është i lidhur sipas gjasave me cigaren elektrike.

Personat e prekur kanë pasur simptoma mes të cilave kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje. Madje në disa raste edhe vjellje dhe diarre.

Nuk ka ndërkohë prova që mund të flasin për një sëmundje infektive, si virus apo baktere.

Të paktën dy persona të tjerë kanë humbur jetën më herët në SHBA, pasi cigaret e tyre elektrike u kishin shpërthyer në fytyrë, raporton Top Channel.

(Kosova Sot Online)