Godet partneren me levë për arsye xhelozie, vdes në spital 34-vjeçarja

  • 25 August 2019 - 08:39
Godet partneren me levë për arsye xhelozie, vdes në spital 34-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Itali.

Një 34-vjeçare ka humbur jetën në spital pasi është goditur me levë në kokë nga partneri i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin që lamë pas në Copparo, në provincën e Ferrara.

34-vjeçarja u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.

Parneri i viktimës u ndalua menjëherë nga karabinierët dhe u dërgua në paraburgim, ndersa dyshohet se burri e ka kryer krimin për shkaqe xhelozie.

Të dy, kishin pasur një lidhje dashurie prej disa kohësh.

Sipas hetimeve të para të karabinierëve gjat takimit mes tyre ka pasur një sherr, që më pas degjeneroi në dhunë.

52-vjeçari i cili ishte i martuar me një grua tjetër,  e goditi viktimën në mënyrë të përsëritur me levë në kokë, çka i shkaktoi vdekjen.

(Kosova Sot Online)