Vjen akuza e rëndë për Ramush Haradinajn dhe Devollët

  • 25 August 2019 - 10:08
Vjen akuza e rëndë për Ramush Haradinajn dhe Devollët

“Kjo bandë e faqes së zezë e Ramush Haradinajt, me e madhja jo vetëm ne rajon janë parë hapur se e ndajnë pazarin e pistë me bandën serbe Devolli dhe se ushqehen nga grazhdi i tyre. Pra, këta ia shtojnë "ymrin" vetes nga parat e pista”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Image

Sipas vendimit të qeverisë, tash e tutje të gjitha veturat të cilat aksidentohen në Kosovë, nuk mund të dalin në qarkullim pa kryer kontrollin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli,  ku kontrolli i mjeteve të aksidentuara të riparuara e që sipas çmimores është 80 euro, ndërsa kontrolli i mjeteve të aksidentuara të ri-aftësuara kushton 150 euro.

Në këtë mënyrë, qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinaj, jo vetëm që nuk i mori parasysh thirrjet dhe kritikat e ndërkombëtarëve për ndaljen e monopolit të Devollëve në homologim të veturave, por ajo së fundi ka vendosur që t’i shpërblejë edhe me një monopol Devollët.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një skandal i radhës i kësaj qeverie në ikje. Analistët thonë se Ramush Haradinaj është një mbështetje e fuqishme për Devollët.

“Pa më të voglin dyshim se banda tashmë në dorëheqje e Ramush Haradinajt është mbështetëse e fuqishme e bandës me gjak serbi DEVOLLI. Kjo bandë e faqes së zezë e Ramush Haradinajt, me e madhja jo vetëm ne rajon janë parë hapur se e ndajnë pazarin e pistë me bandën serbe Devolli dhe se ushqehen nga grazhdi i tyre. Pra, këta ia shtojnë "ymrin" vetes nga parat e pista. Shkurt e shqip këto dy banda të kanaleve të nëntokës kriminale, e vjedhin djersen e popullatës në mënyrën më kriminale”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani.

Sipas tij, po të kishte shtet ligjor në Kosovë, këto dy ‘banda’ siç i quan Badallaj, do të përfundon prapa grilave.

“Këto dy banda kriminale nuk mund të shkëputen nga krimi edhe pse sa e sa herë ia kanë ngre veshin faktori ndërkombëtar dhe nuk falen nga hajnia dhe krimi i organizuar të bandës serbiane Devolli dhe Ramush agës që iki me turp e të faqes së zezë. Po të kishte shtet ligjor në Kosovë, jo vetëm që do të jepnin përgjegjësi këto dy banda haraçaxhinjsh, po do të përfundonin prapa grilave dhe jo vetëm për homologimin, por janë të zhytur thellë në krim Devollët dhe shkokordhani, Ramush zeza sepse e vodhën Kosovën deri në palcë dhe djersen e taksapaguesve e haram e paçin për jetë e mot...!”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)