Irani dënon satiristin me mbi 23 vjet burgim

  • 25 August 2019 - 12:00
Irani dënon satiristin me mbi 23 vjet burgim

Një gjykatë iraniane e ka dënuar me 23 vjet e 9 muaj burgim shkrimtarin dhe satiristin Kioomars Marzban. Ai u shpall fajtor për disa akuza, përshfirë akuzën për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Avokati i tij, Mohammad Hossein Aghasi, tha se shkrimtari u shpall fajtor për akuzat për bashkëpunim me një vend armik, përhapje të propagandës kundër sistemit shtetëror dhe fyerje ndaj figurave të respektuara dhe zyrtarëve të shtetit. 

Aghasi tha se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi, duke thënë se klienti i tij nuk ka bërë asgjë tjetër, përpos që ka shkruar materiale humoristike dhe i ka publikuar ato në medie.

Sipas aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, satirist ishte larguar nga Irani në vitin 2009 dhe ishte kthyer në atdhe tetë vjet më vonë për ta vizituar gjyshen e sëmurë. Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)