KEDS lë pa rrymë një pjesë të madhe të Prishtinës

  • 25 August 2019 - 18:58
KEDS lë pa rrymë një pjesë të madhe të Prishtinës

Në kryeqytet edhe sot kanë vazhduar reduktimet e rrymën. KEDS, ka lënë një pjesë të madhe të Prishtinë pa rrymë.

Që nga ora 13, lagjja ‘Bregu i Diellit’ ka mbetur pa energji elektrike. Qytetarët kanë telefonuar në KEDS për tu ankuar për këtë, por atyre u është thënë se deri tek ndalja e energjisë ka ardhur pasi ka prishje.

Poashtu nga KEDS nuk është dhënë asnjë detaj më shumë se kur mund të rregullohet ky problem.

(Kosova Sot Online)