Detaje për mbytjen e 55 vjeçarit në Liqenin e Batllavës

  • 25 August 2019 - 19:40
Detaje  për mbytjen e 55 vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Një 55 vjeçar është mbytur sot në Liqenin e Batllavës.

Personi në fjalë ishte duke u freskuar në këtë vend në një kohë kur temperaturat janë shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

55 vjeçari vinte nga Komuna e Kastriotit, ish-Obiliqit.

(Kosova Sot Online)