Akuza të rënda për Devollët: Vodhën mbi 107 milionë euro, ja nga kush financohen

  • 26 August 2019 - 07:30
Akuza të rënda për Devollët: Vodhën mbi 107 milionë euro, ja nga kush financohen

Akuza të rënda vijnë në drejtim të mafio-oligrakëve Devolli, të cilët vodhën mbi 107 milionë euro nga Telekomi i Kosovës. Madje, Dëvollët po akuzohen se janë të paguar nga qarqet shoviniste serbe...

Kontrata e Telekomit me Z-Mobile, kompani kjo e vëllezërve Devolli, ia sjellë humbje Telekomit mbi 107 milionë euro. “Si pasojë e kësaj kontrate dalin këto gjetje empirike si dhe të përllogaritura: 107 milionë euro humbje të deklaruara zyrtare për Telekomin dhe rreth 140 milionë euro është vlera e të hyrave të humbura nga kjo kontratë”, thuhet në përfundimin e Departamentit Teknik të Telekomit.

Image

E analistët politikë thonë se  është skandaloze se si e ka lejuar prokuroria që mbi 10 vite, mbi 107 milionë euro të vidhen nga vëllezërit Devolli dhe të dëmtohet Telekomi i Kosovës.

Madje analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani hedhë akuza të rënda ndaj vëllezërve Devolli, të cilët i quan edhe bandë kriminale të paguar nga qarqet serbe.

 

“Aty ku shkel këmba e virusit kancerogjen ose ndryshe me thënë banda me gjak serbi, por që quhet Devolli aty do të këtë metastazë kancerogjene jo vetëm për dikasteret ekonomike në Kosovë,por metastaze shtetërore dhe kombëtare. Kjo bande serbe, pra banda Devolli janë të paguar nga qarqet shoveniste serbe për të shkatërruar buxhetin e shtetit për interesa të tyre dhe pastaj për të ndarë pazarin bashkë me krye banditët që janë të veshur ne xhaketën e shtetit dhe që e mbështesin fuqishëm këtë bandë kriminale me renome jo vetëm në Ballkan por në Evropë”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Devollët i kanë blerë, siç thotë ai, kryebanditët e Telekomit.

“Mirëpo, një gjë nuk duhet harruar fare se kjo bandë serbiane Devolli i kanë blerë edhe kryebanditët e Telekomit pa marrë të voglin dyshim sepse si ka mundësi kur i bëhet humbje katastrofale dhe të mos hetohen dhe të mos ndalet ky krim i kanaleve të nëntokës kriminale për shumë vite dhe mendoni vetëm pak shikoni kontratat kriminale të këtyre kryebanditëve, e kryebanditët këtu kanë hise kryebanditët së pari, të majave të shtetit së dyti, banda serbiane me gjak puro serbe Devolli dhe kryebanditët e Telekomit dhe atëherë si ka mundësi të lihet kjo në dorën e këtyre krye banditëve”, shprehet Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Badallaj e akuzon edhe prokurorinë e shtetit si bashkëpjesëmarrëse në këtë krim.

“Për mua dhe për moshën që kam me vie turp vetëm ta përmend fjalën PROKURORI, ose a dinë të më tregoj dikush se ku është ajo prokurori? Nuk i thuhet prokurori asaj që shkon e burgos një rom qe vjedhë disa euro në xhep dhe kur këta krye banditë vjedhin shtetin deri në palcë,vjedhin djersen e taksapaguesve dhe bëhen supermiliarderë, sigurojnë pasuri për dhjetë-njëzetë breza që ia kalojnë edhe sheikëve të Dubait dhe i mbyllin sytë e veshët para këtij krimi dhe si ka mundësi të thuhet se ka prokurori që mbron interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj, apo mbron interesat e bandave kriminale, a e dini ju se këto banda politike që dikush i quan parti, ushqehen nga kjo bandë serbiane me gjak serbi Devolli dhe prandaj nuk mund të ndalet krimi”, shton Badallaj.

“Por për të ndalur ky krim, në Kosovë duhet të vi një epokë e re për t´i burgosur këto banda kriminale që i përmenda dhe do të sheh pastaj Kosova ditë të bardh dhe deri sa veprojnë këta zezenaja Kosova sheh vetëm terr e zi sepse është në dorën e zezë kriminale.  Shikoni pastaj se këta banda kriminale dhe këta bir kurve po e përsëris bir kurve se si i benë punësimet aty dhe komenti i mëtejmë me duket i panevojshëm...”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani.

(Kosova Sot Online)