U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet nga policia

  • 26 August 2019 - 08:58
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, njofton policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)