Serbia njofton për tërheqjen e 15-të të njohjes së Kosovës

  • 26 August 2019 - 09:07
Serbia njofton për tërheqjen e 15-të të njohjes së Kosovës

Serbia nuk ndale ajo po vazhdon luftën e saj diplomatike duke loburar për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës.

Është vet Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili dje doli në televizionin serb “PINK”, duke konfirmuar se shteti i radhës që tërheq njohjen ndaj Kosovës është Togo.

Me këtë Togo bëhet vendi i 15-të që tërhoqi njohjen e Kosovës, derisa Daçiç po jepte njoftimin për ç’njohje, ai prezantoi edhe dokumentin që Togo i kishte dërguar atij.

Sipas Daçiç, ky vend kishte marrë vendim për ç’njohje me 28 qershor por në këtë ditë vendet e Quintit i dërguan letër Serbisë që të pezullojë përpjekjet e saj për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan “Danas”.

Më tutje Daçiç theksoi se qëllimi është që numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të jetë më pak se gjysma e Kombeve të Bashkuara, ose më pak se 97.

Në këtë mënyrë Kosova nuk do të mund të aplikoj për ulëse në Kosovë, por i pari i diplomacisë serbe, tha se edhe nëse ndodh një gjë e tillë, Serbia shpreson që Rusia të vendos veto në Këshillin e Sigurimit por për të mos i  lënë asgjë rastit ata po punojnë në tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online)