Bie vlera e aksioneve në Azi, shkak tensionet tregtare ShBA-Kinë

  • 26 August 2019 - 09:19
Bie vlera e aksioneve në Azi, shkak tensionet tregtare ShBA-Kinë

Aksionet në rajonin e Paqësorit në Azi dhe në Australi kanë shënuar rënie të theksuar për shkak të valës së re të tensioneve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Pavarësisht se një zyrtar i lartë kinez deklaroi se Pekini dëshiron ta zgjidhë mosmarrëveshjen me Shtetet e Bashkuara përmes negociatave konstruktive, indeksi i aksioneve të hënën dominohej nga ngjyra e kuqe.

Përkeqësimi i tensioneve tregtare gjatë fundjavës bëri që valuta kineze të bie në nivelin më të ulët në 11 vjetët e fundit pasi investitorët u paralajmëruar për rrezikun e investimeve. Rënie të vlerës pësoi për 0.4 për qind edhe dollari australian.

Në Australi, vlera e aksioneve në sektorët e energjisë dhe teknologjisë ra për 2.9 dhe 2.8 për qind, duke sjellë humbje edhe për sektorët e tjerë.

Qeveria kineze të premten mori vendim për taksa hakmarrëse ndaj Shteteve të bashkuara për mallra me vlerë prej 75 miliardë dollarësh ndaj mallrave amerikane.

Për më tepër, thirrja e presidentit amerikan që kompanitë e shtetit të tij të largohen nga Kina do të kishte ndikim negativ në shitjet e tyre, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet e investitorëve, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)