41 aksidente në 24 orët e fundit

  • 26 August 2019 - 09:55
41 aksidente në 24 orët e fundit

Nga statistikat e përgjithshme të Policisë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 41 aksidente në Kosovë.

Në mesin e tyre, 19 me të lënduar e 22 pa lëndime. Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1123 gjoba.

Ndryshe, mbi 8 mijë aksidente kanë ndodhur në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik 2019, ku prej tyre, të vdekur kanë mbetur 58 persona.

(Kosova Sot Online)