Haradinaj nuk e din që sot Thaçi do të shpallë datën e zgjedhjeve

  • 26 August 2019 - 11:12
Haradinaj nuk e din që sot Thaçi do të shpallë datën e zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se nuk është në dijeni nëse sot presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve .

Kryeministri, e ka quajtur pjekuri politike vendimin e  shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht. 

"Nuk e di a do e shpall sot tani është në kompetencat e presidentit pasi u shpërnda edhe Kuvendi. Vërtetë kemi treguar se kemi pjekuri politike dhe nivel të lartë të demokracisë ditën që ndodhi shpërndarja e Kuvendit", tha ai gjatë vizitës që i bëri tek varri i ish-presidentit Rugova.

(Kosova Sot Online)