Agim Veliu arrin në seli të LDK’së, merr pjesë në mbledhje

  • 26 August 2019 - 13:50
Agim Veliu arrin në seli të LDK’së, merr pjesë në mbledhje

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, sot ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë ku LDK’ja pritet ta zgjedh kandidatin për kryeministër.

Pak minuta pa nisur mbledhja e kryesisë, Veliu ka arritur para kryesisë.

Veliu bashkë me nënkryetarin tjetër, Lutfi Haziri, të shtunën kanë munguar në mbledhjen që pritej të vendosej për të nominuarin për kryeministër.

(Kosova Sot Online)