Flet Agim Veliu, befason për Vjosa Osmanin, tregon se çka do të ndodhë sot...

  • 26 August 2019 - 14:00
Flet Agim Veliu, befason për Vjosa Osmanin, tregon se çka do të ndodhë sot...

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka qenë të shtunën mbledhjen e kryesisë ku u diskutua për kandidatin për kryeministër ‘sespe ka të drejtë të mungojë ndonjëherë”.

“Është e drejtë e imja të mungoj ndonjëherë… jo veç me mungu një herë… nuk besoj që ka qenë dita… jo jo gabim e keni… sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës që është i përcaktuar në bazë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sigurisht do të diskutojmë dhe unë besoj që LDK shumë shpejt do ta ketë vendimin”, ka thënë Veliu.

Mirëpo, ai thotë se sot nuk beson që do të zgjedhet kandidati për kryeministër.

“Sot do të diskutohet në bazë të rendit të ditës, sigurisht do te diskutojmë edhe besojmë që LDK së shpejti do ta ketë vendimin”, është shprehur ai. 

Veliu, i pyetur rreth kandidimit të mundshëm të Vjosa Osmanit për kryeministre dhe raporteve me të, ka thënë “mua dhe zonjen Osmani na bashkon LDK”.

Mu dhe Osmanin na bashkon LDK-ja, kështu qe jemi një grup i përbashkët. Me asnjërin nuk jemi koordinuar… jo jo kurrfarë koordinimi… do ta diskutojmë”, tha Veliu.

Ai thotë se s’ka paknaqësi nga ana e tij.

“Une personalisht jam që LDK të garoj e vetme te matet me subjektet tjera ta shohim fuqinë e LDK’së e pas zgjedhjeve pastaj ti shohim rezultatin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)