Zyrtare: Vjosa Osmani është kandidatja e LDK-së për kryeministre

  • 26 August 2019 - 16:23
Zyrtare: Vjosa Osmani është kandidatja e LDK-së për kryeministre

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.

LDK’ja pas mbledhjes së dytë të kryesisë, tashmë e ka kandidaten për kryeministre. Është Vjosa Osmani që u zgjodh pas një debati brenda partisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në konferencën për media, pas mbledhjes, tha se  mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.

“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur z. Lutfi Hazirin, i cili aktualisht është kryetar i Gjilanit. Është një personalitet që ka merita të mëdha në LDK. Dhe po ashtu, zonja Vjosa Osmani, e cila deri para tre-katër dite ka qenë deputetet e Kuvendit të Kosovës.. me të cilën kemi vazhduar mjaft gjatë.

“Nuk kemi parë asnjë dallim se kush ka merita më shumë, por me propozimin e z, Haziri, kandidate për kryeministre të jektë Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.

Z. Haziri do të ketë rol kyc në politikat e LDK’së dhe në fushatën zgjedhore”, ka shtuar kreu i LDK’së, i cili thotë se i ka kërkuar Hazirit ta ndihmojë Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës.

(Kosova Sot Online)