Imri Ahmeti tregon njeriun që e unifikoi LDK-në: Ky person e mbështeti fuqishëm Vjosa Osmanin

  • 26 August 2019 - 19:33
Imri Ahmeti tregon njeriun që e unifikoi LDK-në: Ky person e mbështeti fuqishëm Vjosa Osmanin

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lutfi Haziri është unifikuesi i gjithë procesit të zhvilluar në këtë subjekt partiak për gjetjen e emrit kandidat për kryeministër.

Imri Ahmeti shtoi se veç Lutfi Hazirit, edhe Agim Veliu ka ofruar mbështetje të fuqishme për nominimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre.

”Nominimi i Vjosa Osmanit është një e arritur. Kështu funksionin dhe kryen punimet LDK. Jam i lumtur sepse patëm një mbledhje shumë të frytshme. Nuk e pritja që do të kalojë kaq lehtë, por është Lutfi Haziri që ai i ka prirë këtij unifikimi”.

”Dua të falënderojë Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin pasi [Isa Mustafa] edhe kur është kandiduar për kryetar partie, e ka shprehur qëllimin e tij se nuk është i interesuar për të kandiduar për kryeministër. Pas debatit që kemi pasur brenda pa një koncension duke parë disponimin e shumicës dhe vet Lutfi Haziri ka vendosur që duhet të kandidojë Vjosa Osmani. Do të kërkohet një fitore ekipore”.

”Ky unifikim kaq i mirë dhe kaq i madh i LDK-së, do të ketë efekte dhe rezultate të mira. Vjosa Osmani ka mbështetje të jashtëzakonshme. Me veprimet e tanishme të saj. Qëndrimi i parë është që as para e as pas zgjedhjeve nuk ka koalicion me PDK-në”. 

”Preferoj që LDK të hyjë në këto zgjedhje e vetme në garë. Mund të spekulojnë gjithcka, por edhe sot në takimin zyrtar që kemi pasur, Agim Veliu ka dhënë mbështetje të fuqishme Vjosa Osmanit dhe do t’i japë mbështetje të vazhdueshme në terren”.

(Kosova Sot Online)