‘107 milionë euro’, prokuroria mbyllë sytë përballë vjedhjes nga Devollët

  • 27 August 2019 - 07:34
‘107 milionë euro’, prokuroria mbyllë sytë përballë vjedhjes nga Devollët

107 milionë euro është shuma që vëllezërit Devolli i kanë vjedhur nga Telokomi i Kosovës. Prokuroria ka mbyllur sytë përballë Devollëve....

Telekomi i Kosovës ka humbur mbi 107 milionë euro nga vëllezërit Devolli, si pasojë e kontratës me Z-Mobile. “Si pasojë e kësaj kontrate dalin këto gjetje empirike si dhe të përllogaritura: 107 milionë euro humbje të deklaruara zyrtare për Telekomin dhe rreth 140 milionë euro është vlera e të hyrave të humbura nga kjo kontratë”, thuhet në përfundimin e Departamentit Teknik të Telekomit.

Image

E sipas analistëve politikë, është skandaloze se si e ka lejuar prokuroria që mbi 10 vite, mbi 107 milionë euro të vidhen nga vëllezërit Devolli dhe të dëmtohet Telekomi i Kosovës.

“Vëllezërit Devolli vodhën 107 euro Telekomin e Kosovës. Derisa rreth 140 milionë euro është vlera e të hyrave të humbura nga një kontratë zyrtare për Telekomin. Deri kur prokuroria do ti mbyllë sytë para krimit më të madh të pasluftës, ndërkaq klasa politike e inkriminuar të vazhdoj ta mbuloj këtë krim të pasluftës?! Shtrohet pyetja, si i humbi Telekomi i Kosovës mbi 107 milionë euro nga vëllezërit Devolli, ku si pasojë e kësaj kontrate dalin këto gjetje empirike si dhe të përllogaritura: 107 milionë euro humbje të deklaruara zyrtare për Telekomin dhe rreth 140 milionë euro është vlera e të hyrave të humbura nga kjo kontratë, thuhet në përfundimin e Departamentit Teknik të Telekomit”, ka thënë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

Sipas tij, prokuroria e shtetit i ka mbyllur sytë përballë vëllezërve Devolli.

“Marramendëse se si lejuan prokuroria që mbi 10 vite mbi 107 milionë euro të vidhen nga vëllezërit Devolli, dhe të dëmtohet Telekomi i Kosovës. Deri kur prokuroria do ti mbyllë sytë para krimit më të madh të pasluftës, ndërkaq klasa politike e inkriminuar të vazhdoj ta mbuloj këtë krye krim të pasluftës. Kjo edhe një dështim dhe një dëshmi se na le të kutojmë se ky shtet më i ri botërorë totalisht i shantazhuar,i kriminalizuar dhe të gjitha krimet e degradimet e shtetit të Kosovës më së shumti po pësojnë qytetarët e saj, me këtë strukturë udhëheqëse kriminale që po e çuditin edhe e tërë botën”, përfundoi analisti, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)