Arabët ia mësyjnë Ulqinit, i çojnë plot 1 miliard euro

  • 27 August 2019 - 09:08
Arabët ia mësyjnë Ulqinit, i çojnë plot 1 miliard euro

Në Ulqin kanë nisur të vijnë investitor të interesuar për ndërtimin e projektit Mavrijan Luxury Resorts

Sipas këtij projekti në hapsirën prej rreth 63 hektarëve do të ndërtohet marina, tre hotele luksoze, 105 vila të cilat do të mbanin diku 5 mijë shtretër.

Për këtë projekt interesim kanë shfaqur investitor nga Qatar dhe Egjipti, e siç ishte deklaruar më herët deklaroi kryetari i komunës Loro Nrekic, vlera e këtij investimi do të ishte mes 600 milionë dhe 1 miliardë euro.

Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se do të kërkojnë aprovimin e Ministrisë së Financave për shitjen e truallit që vlerësohet rreth 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)