Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së voton Vjosa Osmanin për kryeministre pa asnjë votë kundër

  • 27 August 2019 - 11:23
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së voton Vjosa Osmanin për kryeministre pa asnjë votë kundër

Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.

Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i partisë së Isa Mustafës karshi ofertës së Albin Kurtit për koalicionin parazgjedhor.

Derisa, VV e LDK mbrëmë pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre patën takim për të diskutuar për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)