O’Conell thirrje politikanëve: Mos keqpërdorni çështjen e të zhdukurve në fushatë

  • 27 August 2019 - 11:36
O’Conell thirrje politikanëve: Mos keqpërdorni çështjen e të zhdukurve në fushatë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se duhet të bëhet me tepër që zbardhet çështja e personave të zhdukur, teksa iu bëri thirrje politikanëve që mos të keqpërdorin këtë çështje për arsye politike në fushatën zgjedhore, sepse sipas tij njerëzit janë lodhur nga kjo.

“Duhet të bëjmë çmos që të zbardhet çështja e personave të zhdukur. Është shumë e rëndësishme që ne që kemi fuqi në këtë fushë të bëjmë çmos për zbardhjen e personave të zhdukur. Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin se kjo çështje mos të keqpërdorët për arsye politike. Është më së lehti që në fushatën zgjedhore të prezantohesh si patriot i madh, mendoj që njerëzit janë lodhur nga kjo”, tha ai.

(Kosova Sot Online)