Banditët shqiptarë tallen me drejtësinë britanike, postojnë selfie duke qeshur në burg

  • 27 August 2019 - 11:55
Banditët shqiptarë tallen me drejtësinë britanike, postojnë selfie duke qeshur në burg

Grupet mafioze shqiptare po tallen me sistemin britanik të drejtësisë edhe duke qenë prapa grilave. Të njohur si “Skifterët”, ata qëndrojnë prapa grabitjeve të tmerrshme në Londër, Kent dhe Surrey. Policia i ka lëshuar së paku pesë fletarrestime për shqiptarët në javët e fundit.

Dy anëtarët e grupit “Skifterët”, Fabion Kuci dhe Azem Dajci, e incizuan veten brenda brugut në Wormëood Scrubs në kohën kur po i presin dënimet për grabitje. Ata i publikuan fotografitë dhe videot në Instagram dhe YouTube.

Ata dyshohet se janë të lidhur me bandën “Hellbanianz”, të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa një vargu të krimeve të dhunshme. Motoja e tyre është “Ne jemi Zoti i rrugëve”.

Sipas të dhënave të autoriteteve në Londrën lindore, një pjesë e madhe e prindërve të tyre kishin ardhur në Britani gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur në Ballkan kishte luftëra.

Banda madje e ka faqen e saj private në Instagram dhe publikon video të muzikës rap, të cilat besohet se përdoren për të rekrutuar anëtarë të rinj. Ata shpesh shihen me shumë të holla nëpër duar dhe të ulur në vetura luksoze.

Ndonëse shërbimi i burgjeve ua kishte konfiskuar tre iPhone muajin e kaluar për shkak të keqpërdorimit të tyre, ata si duket kanë arritur të fusin në burg telefona të tjerë në mënyrë ilegale.

Njëri prej tyre e ka pranuar fajin për grabitje, ndërsa tjetri, përpos grabitjes, i ka pranuar edhe akuzat për posedim të armës dhe municionit, shkruan “Daily Mail”.

Image
Image

(Kosova Sot Online)