Luftë bandash në Prishtinë, policia jep detajet nga plagosja te Gërmia

  • 27 August 2019 - 14:22
Luftë bandash në Prishtinë, policia jep detajet nga plagosja te Gërmia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë që ka ndodhur sot në Komunën e Prishtinës, derisa, u bë e ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas policisë, informacionin e kanë marrë sot rreth orës 13:00, derisa bëhet e ditur se

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti” bën të ditur policia.

Tutje, bëhet e ditur se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, shkruhet në njoftim.

Dalin detajet nga plagosja në rrugën e Gërmisë, bllokohet rruga

Një plagosje në tentativë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën drejt parkut të Gërmisë.

Media nga vendi i ngjarjes, raporton se në këto momente është bllokuar krejt kalimi në atë pjesë, derisa, sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë drejtë një klienti që ishte te berberi.

Plagosje në rrugën e Gërmisë, bllokohet rruga

Një plagosje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën drejt parkut të Gërmisë.

Medianga vendi i ngjajres, raporton se në këto momente është bllokuar krejt kalimi në atë pjesë.

Policia ndërkaq, kanë bërë të ditur se momentalisht nuk dihet cilat janë motivet apo se si ka ndodhur rasti, pasi që momentalisht po merren me ekzaminimet.

Media do të ju mbaj të informuar.

(Kosova Sot Online)