Prizren: Paraburgim ndaj dy personave për bixhoz të paligjshëm

  • 27 August 2019 - 16:07
Prizren: Paraburgim ndaj dy personave për bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim është vendosur ndaj dy të pandehurve A.K. dhe A.B. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Sepse 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin “Fllameng”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merre pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren, në atë lokal ku kanë qenë duke punuar të pandehurit, ku me atë rast edhe në lokal janë gjetur: shtëpiza,  kompjuterë, tiketa basti dhe printer që janë përdorë për shtypjen e tiketave, një telefon i tipit “Iphon 7”, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thonë nga Gjykata.

(Kosova Sot Online)